Familja iu shua në aksident, djali i madh i viktimës rrëfen ngjarjen tragjike: Motra kur i hapi sytë, kërkoi prindërit

18/01/2021 14:52

Ditën e djeshme i është dhënë lamtumira, katër anëtarëve të familjes Avdiajaj e cila u shua në një aksident të rëndë të ndodhur në Rrugën e Kombit teksa udhëtonin drejt Tiranës.

Nga ky aksident e vetmja që shpëtoi ishte vajza e vogël e familjes vetëm 2-vjeçare.  Në një rrëfim për mediat kosovare, djali i madh i Blerim Avdijaj dhe Anjeza Avdijaj ka rrëfyer se motra e tij që i shpëtoi aksidentit sapo kishte hapur sytë në spital kishte kërkuar prindërit.

“Njerka e ka pas motrën e vogël 2-vjeçe, por çika ka shpëtu…Tani është më mirë edhe pse ka pas trauma. Ajo çu prej traumës, e ka një këmbë të thyer, edhe në fytyrë ka pësuar lëndime. Tani është më mirë, kur i ka çel sytë ka pyet ku është mami dhe babi…Pastaj ka rënë në gjumë”, mësohet të ketë thënë Mirsad Avijaj.

I pyetur se cila ishte arsyeja se pse Blerim Avdijajt kishte shkuar në Shqipëri, me gjithë familjen e tij , ai tha se po tentonte t’ia rregullonte vizat njërit nga  fëmijët.

“Baba ka shkuar nga Kosova me ja u ndreq vizat familjes, u liru prej punës me shku aty me ja ndreq letrat…Prej Kosovës janë kanë me i ble disa dhurata për neve, se i kam edhe katër vëllëzër dhe mota në Zvicër…Vizat ka tentu me i rregullu për njerëkn, vëllain edhe motrën tjetër.I ka kry do dokumente, ka shku për viza edhe ka ndodh aksidenti. Katër anëtarët kanë jep shpirt në vendin e ngjarjes”, rrëfen ai tutje.

Ndërkohë për ai ka rrëfyer se Klejdi 10-vjeç, i cili po ashtu vdiq në aksidentin tragjik, ka qenë djali i njerkës së tij.

“Dje në orën 12:00 i kemi shti në dhe. Babën, njerkën, një motër, një vëlla. Vëllain e kemi pas nga njerka, por gjithmonë e kam respektu si vëlla e kam rritë si vëlla”, tha më tej Mirsad Avdijaj.

“Varrimin e kemi bë në Shqipëri”, përfundoi ai.

Viktimat janë Blerim Avdijaj, Anjeza Avdijaj, Klejdi Koçi dhe Medina Avdijaj.

Edhe kamioni që u përfshi në aksident ishte me targa të Kosovës. Dyshohet se shkak i aksidentit u bë një parakalim i gabuar që më pas çoi në ndodhinë tragjike.

FOTO GALERI
2/14
Foto: Blerim Avdijaj dhe Anjeza Avdijaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA