Sot është dita e gjashtë që po zhvillohet vaksinimi kundër koronavirusit në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’.
“308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm”. Këtë shifër e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjete sociale, ku bashkangjitur ka postuar foto të mjekëve teksa marrin vaksinën.
Postimi i plotë:
Dr. Artur Mezini nga spitali COVID4 ka kryer vaksinën antiCOVID, si pjesa më e madhe e mjekëve të spitaleve COVID, që tashmë janë vaksinuar, teksa vijon procesi me mjekët dhe infermierët e vijës së parë të betejës me #COVID19.
308 mjekë dhe infermierë janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Air Albania Stadium, ndërsa vijon procesi i vaksinimit sot në ditën e 6.
Kujtojmë se 975 dozat e para të siguruara të vaksinës Pfizer erdhën ditën e hënë (datë 11 Janar). Ditën e parë të procesit të vaksinimit, mori dozën e parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh më pas se nuk ka pasur asnjë efekt anësor. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.
Ndërkohë pritet që brenda Janarit të vijnë 10750 doza të vaksinës së Pfizer për të vijuar procesin e vaksinimit.
Top Channel