"Pema" e krijuar në liqenin Cakora

Një fenomen madhështor ka ndodhur në liqenin Cakora të Australisë, ku është formuar një pemë.

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë “pikturat” e realizuara nga nëna natyrë, ku në mes të liqenit është “shfaqur” pema e jetës si rezultat i një stuhie të madhe.

Fotografi Derry Moroney mbeti i habitur kur krahasoi pamjet e filmuara nga ajri me dron në liqenin Cakora, që gjendet në lindje të gjirit Byron të New South Wales.

Këto pamje kanë shokuar të gjithë që kanë pasur rastin t’i shohin dhe prej publikimit të tyre në rrjetet sociale kanë marrë mijëra pëlqime e shpërndarje.

Kur zbuloi këtë fenomen natyror, vendosi ta ngrejë në ajër dronin për të shkrepur disa imazhe në liqenin Cakora.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel