Bashkë në një listë! Vjosa Osmani: Kurti, kryeministri që nuk do i mbyllë sytë para padrejtësive. Kreu i VV: Legjitimojmë Presidenten

14/01/2021 13:57

Tashmë është zyrtare Vjosa Osmani dhe Albin Kurti do të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Në një konferencë për shtyp të përbashkët Kurti dhe Osmani dhanë lajmin:

Albin Kurti: Kur na ndajnë një muaj nga zgjedhjet ju njoftojmë se do garojmë bashkë në një listë, Osmani dhe unë me subjektet tona politike do na gjeni në të njëjtin vend dhe për të njëjtin qëllim. Marrëveshje kjo për një shtet të drejtë pa korrupsion për arsim më të mirë, pa diskriminime.

Në fushatë do angazhohemi bashkë, të shtunën dorëzojmë listën. Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër dhe president të ri. Ne kemi presidente ajo e ka treguar veten, dhe duhet ta legjitimojmë këtë. Do shërbejmë me përulësi për barazinë e qytetarëve.

Vjosa Osmani: Marrëveshja që kemi arritur përfaqëson vullnetin e qytetarëve, për dy dekada vendi është udhëhequr nga një mendësi politike e gabuar dhe ne duam ta ndryshojmë këtë.

Kjo që kemi arritur është përtej bindjeve individuale apo emrave individualë, sot dhe për 4 vite e më shumë jemi te vendosur të luftojmë kundër korrupsionit dhe krimit, që të garantojmë mirëqenien e kujdo. Jemi të vendosur të mbrojmë dhe respektojmë kushtetutën. Të vendosur për një Kosovë me dinjitet, ku Kurti do jete Kryeministër, një që nuk do i mbyllë sytë përballë padrejtësive që guxim e integritet. Zotohemi se partneritetin do e vazhdojmë në frymën e Skënderbeut, Rugovës, familjes Jashari dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA