Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë duke punuar prej kohësh për albumin e ri të titulluar “Dafinë moj”.

Pas publikimit të disa prej projekteve, në ktë fillim viti pritet ta publikojë të plotë.

Ndonëse po vazhdon punën për finalizimin e tij, së fundmi thuhet se në mesin e shumë këngëve do të realizojë një bashkëpunim me reperin italian, Sfera.

Kjo në bazë të një publikimi që ka bërë faqja “MTV Kosova” ku thuhet: Nuk e keni idenë se çfarë do të na servojë Dafina Zeqiri me albumin e saj në fillim të vitit 2021, prej shumë bashkëpunimeve internacionale&vendore është verifikuar njëra që vjen me reperin super të famshëm italian, Sfera.

Ky postim është publikuar edhe nga Dafina, duke nënkuptuar edhe aprovim.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel