Shkumbini përmbyt 50 ha tokë në Divjakë/ Thirrje që të largohen banorëve afër lumit
11/01/2021 14:47
Deri më tani lumi Shkumbin ka përmbytur 50 hektarë tokë në Divjakë.
Në Çerm Shkumbin ka vërshuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ndërsa prurjet janë të mëdha. Niveli i ujit është duke u rritur edhe përgjatë urës së Rrogozhinës, ndërsa momentalisht reshjet kanë pushuar.
Në terren janë grupet që shohin gjendjen, ndërsa u është bërë thirrje banorëve qe jetojnë përgjatë brigjeve të Shkumbinit të largohen. Situata mund të jetë më e rëndë nëse prurjet do të rriten në orët në vazhdim.
Veç kësaj një tregues janë dhe rrymat ajrore detare të cilat ndikojnë në tërheqjen e ujit në det.
Top Channel