26/11 21:59
Një gjirafë ka mundur të fitojë betejën me 6 luanë pas një këmbëngule të madhe për të jetuar edhe një ditë tjetër në jetën e egër të Afrikës së Jugut.
Në fillim njëri prej luanëve ka mundur që t’i hipë në qafë e ta kafshojë, ndërsa 5 të tjerët qëndronin në tokë duke e ngacmuar nga këmbët. Kafsha më e gjatë në botë vijon të ecë kryelartë dhe e vendosur se do t’i mundte luanët dhe ashtu ndodhi.
Ata vijon ta ndiqnin, por ajo ia doli që të fitonte betejën me butësinë e saj karakterizuese pas 5 orësh. Kjo video është realizuar në Rezervuarin Klaserie në Afrikën e jugut.
Top Channel