Gjakderdhje në Meksikë pas vrasjes së “El Mencho”-s/ Ushtria zbret në rrugë, ekstradime masive të trafikantëve të drogës në SHBA Qytetarët aziatikë vazhdojnë të mbajnë pasaportat më të fuqishme në botë sipas indeksit Henley.
Për të katërtin viti radhazi, kreun e renditjes se mban Japonia me 191 destinacione, ku mund të udhëtojnë shtetasit e saj. Singapori është sërish i dyti me 190 vende, Koreja e Jugut dhe Gjermania ndajnë pozicionin e tretë me 189 pozicione e nuk janë shumë larg tyre as Italia, Finlanda, Spanja dhe Luksemburgu.
Evropa është gjithashtu shtëpi e disa prej pasaportave më të forta të globit, duke nisur më ato të Danimarkës e Austrisë që renditen në dhjetëshen më të mirë. Pas kësaj vijnë Suedia, Franca, Portugalia, Holanda e Irlanda me nga 186 destinacione. Shumë pranë tyre janë dhe Shtetet e Bashkuara, Britania e Zvicra me 185. Për krijimin e listës, Indeksi i Pasaportave Henley përdor të dhëna nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror me renditjen e përcaktuar nga numri i vendeve ku një mbajtës i pasaportës së një kombi mund të udhëtojë pa pasur nevojë për vizë.
Shqipëria renditet në vendin e 52- me pasaportën shqiptare mund të udhëtohet pa vizë në 114 shtete, ndërsa Kosova është më poshtë, në vendin e 104-t.
Top Channel