“Vjosa Osmani”, Buzhala: Do përfundojë kukull e Albin Kurtit. Po të la ai nga dora, vetëm thërrmijat mbesin

05/01/2021 22:14

Analisti Berat Buzhala tha në Open se me zhvillimet e fundit në Kosovë, presidentja në detyrë Vjosa Osmani do të përfundojë “kukull” në duart e Albin Kurtit.

“Albin Kurti s’besoj që do e pranojë një parti të Vjosa Osmanit. Vjosa Osmanit, të gjitha akuzat që ia ka bërë VV kur ishte në LDK që thoshin së është kukulla e Agim Veliut dhe isa Mustafës, deri diku kishin të drejtë, kur se tani kjo do përfundojë në kukull të Albin Kurti.

Kurti është mjeshtri më i madh i politikës për përdorimin e figurave si Shpend Ahmeti dhe Vjosa Osmani dhe të tjerët që në një moment të caktuar arrijnë piedestalin.

Si rasti i Shpend Ahmetit që në momentin që Albin Kurti të lëshon nga dora vetëm thërrmijat të mbesin. Vjosa Osmani do ketë fatin e Shpend ahmetit në politikë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA