Për’Puthen ditën e sotme vjen me një paraqitje krejt tjetër, ku konkurrentët, moderatorja Bora Zermani dhe analisti Arjan Konomi janë ulur më pranë njëri-tjetrit.

Një puntatë tepër e veçantë kjo, pasi pjesë e emisionit u bë gjyshja 80-vjeçare e Elvisit. Ky i fundit tregon se gjyshja e ka marrë vesh shumë vonë që ai është bërë pjesë e “Për’Puthen”.

Gjyshja e Elvisit ishte tepër e rezervuar për të përzgjedhur një vajzë që për të do të ishte “e preferuara”.

Elvisi: Kjo e ka marrë vesh nga java e dytë që unë jam futur në emision, se kishte vënë re që unë jam aty, deri nga java e dytë e tretë. Kur dola në takimin e parë më tha: më duket apo je ti ai. Që atëherë më ndiqte përditë.

Gjyshja e Elvisit: Më pëlqen shumë. Si je në shpi je edhe këtu.

Bora: Kë do doje nga gocat për Elvisin?

Gjyshja e Elvisit: Jo, unë i shof në televizor. Janë të tëra njëlloj. Janë vajza të mira.

Elvisi: Më i mir nga të gjithë djemtë kush është ?

Gjyshja e Elvisit: Asnjë (qesh).

Arjani: Do doje që nusen ta kishe nga anët e juaja, se ne e kemi një vajzë këtu nga Mirdita.

Gjyshja e Elvisit: Ashtu po.

Elvisi: Nga anët tona sjellim të vjetrit për zbutje gjakrash.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel