Futbollisti serb nga Novi Pazari, Adem Ljajiç po përballet me depresionin.

Te kjo gjendje, futbollistin serb e ka sjellë ndarja me modelen, Sofia Millosheviç dy vite më parë, bëjnë të ditur mediat turke.

29-vjeçari ishte në lidhje me modelen e famshme serbe, të fejuarën aktuale të sulmuesit të Real Madridit, Luka Joviq.

Karriera e lojtarit, Ljajiç këto vite është shënuar nga skandale të shumta, madje këtë sezon lojtari nuk është aktivizuar asnjë minutë, ndërsa klubi turk kërkon ta heqë qafe, por është paga e lartë e lojtarit që e pengon këtë veprim.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel