23/11 21:02
Në takimin e parë jashtë studios, Panajoti i tregon më shumë Melisës për familjen e tij.
Ai ka zbuluar disa detaje për jetën e tij në këtë takim.
“Jam shumë i lidhur me familjen, nuk dal shumë darkave, për sot u thash që do dal me një vajzë të bukur” , i rrëfen ai Melisës.
Mesa duket Panajoti është shumë familjar dhe nuk e preferon jetën e natës.
“Jeta e natës për mua është zero”, thotë ai pata vajzës në takim.
Edhe Melisa tregon se për të është shumë e rëndësishme familja por nuk do që të flasë më shumë, duke mos u treguar aq e afërt sa djali.
Ky takim vjen pas takimit 4 minutash të tyre që emocionoi studion.
Top Channel