Presidenti i Bosnje Hercegovinës Milorad Dodik është shtruar në spital pasi u përkeqësua nga COVID.
Në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Sërpska në Banjallukë sot u mblodh këshilli i mjekëve ku shqyrtoi gjendjen shëndetësore të Milorad Dodik.
“U konstatua se ka frymëmarrje të vështirësuar dhe dhimbje në zonën e stomakut. U diganostikua me pneumoni në të dyja mushkëritë, kurse testi i tretë për koronavirus rezultoi pozitiv. Këshilli i mjekëve vazhdon të monitorojë gjendjen e tij shëndetësore”, tha Qendra Klinike.
Qendra Klinike theksoi se gjendja shëndetësore e Dodik-ut është e qëndrueshme, dhe se ai po ndihet mirë dhe është duke marrë terapinë e duhur.
Dodik u shtrua në spital të dielën në mbrëmje pas përkeqësimit me Covid.
Top Channel