Për të arritur në një nga tempujt më të lartë të botës pelegrinët e devotshëm budistë duhet të ngjisin 9,000 shkallë që më pas të luten në lartësinë 2600 metra.
Pas ngjitjes në majën e malit Fanjing, ata gjejnë aty dy tempuj të lashtë budistë, të gdhendur në majën e rrezikshme të shkëmbit.
Mali Fanjing, më i larti i vargmaleve kineze Wuling, është kthyer në vend trashëgimie botërore të UNESCO në 2018.
Malet mahnitëse ndodhen në luginën Fanjingshan, e cila ndryshon lartësinë e saj nga 50 deri në 2,570 metra mbi nivelin e detit, në provincën e Guizhou.
Besimtarët budistë kinezë e konsiderojnë atë të shenjtë, pasi besohet se është ‘bodhimaṇḍa’ e Budës, ose “vendi i iluminimit”.
Sipas traditës budiste, Buda do të kthehet në tokë në të ardhmen për të ndihmuar të tjerë njerëz që të arrijnë iluminimin.
Tempulli i Budës dhe Tempulli Maitreya ndahen nga një kenion i thellë, por janë të lidhur nga një urë e hollë guri.
Tempulli i Budës i dedikohet adhurimit të Sakiymuni, i cili pëfaqëson të ardhmen.
Këto dy struktura të lashta budiste datojnë sipas komentatorëve, që prej dinastisë kineze Tang, në shekullin e 7-të.
Komentuesit thonë se teksa ngjit shkallët e tempullit mund të admirosh “mbishkrimet e lashta nga dinastitë Ming (1368-1644) dhe dinastia Qing (1644-1911)”.
Në kulmin e lulëzimit të tij, Fanjiang kishte me qindra tempuj budistë, por shumë prej tyre u rrafshuan në vitet 1500-të, gjatë rebelimit Bozhou.
Perandori Wanli (i 14-ti i dinastisë Ming) urdhëroi rindërtimin e malit me dy tempujt Maitreya.
Megjithse pelegrinët duhet të ngjisin 9,000 shkallë drejt majës, gjatë rrugës ata kanë pika ndalese me ushqime dhe pije karakteristike.
Top Channel