Tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga stuhia Claudia në Portugali Një eklips diellor që zgjati për rreth dy minuta, zhyti Kilin jugor dhe Argjentinën në errësirë, një ditë më parë. Shirat e rrëmbyeshëm kërcënuan të pengonin mijëra vëzhgues të qiellit në Kili, që të shikonin eklipsin, por në momentin e fundit retë u shpërndanë dhe e bënë fenomenin të dukshëm.
“Ishte diçka shumë e bukur, unike. Në të vërtetë, askush nuk kishte shumë shpresa ta shikonte këtë për shkak të motit dhe reve, por gjithçka ndryshoi në kohën e duhur. Ishte si një mrekulli”, thotë një e re.
Në Patagoni, disa familje dhe të huaj kishin ngritur një kamp me shpresën që do të shikonin eklipsin. Atje nuk kishte shi por era e fortë kërcënonte të prekte shikueshmërinë e eklipsit të dytë të plotë për rajonin në 18 muajt e fundit. Eklipsi u regjistrua në orën 1 pas mesdite ndërsa mijëra turistë dhe banorë ishin mbledhur me shpresën që retë të zhdukeshin në kohë.
Pavarësisht kufizimeve të lëvizjeve të vendosura nga autoritetet, për të ngadalësuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, rreth 300 mijë turistë mbërritën në rajon. Dhjetëra shkencëtarë profesionistë dhe amatorë, ngritën teleskopët në zonën e vullkanit Villarrica, një prej më aktivëve në Kili, për të vëzhguar fenomenin, kur Hëna kalon mes Diellit dhe Tokës. Eklipsi ishte i dukshëm përgjatë një korridori 90 km të gjatë nga bregu në Paqësor i Kilit, përmes Andeve e deri në Argjentinë.
Në korrik 2019, rreth 300 mijë vetë u mblodhën në shkretëtirën Atacama në veri të Kilit, ku gjenden disa observatorë, për të parë eklipsin e atëhershëm.
Top Channel