Vrasja e dy vëllezërve në Maliq/ Dëshmitari që gjeti trupat: Ishin në kanal të mbuluar, kishte vetëm një dorë jashtë

10/12/2020 15:57

Punonjësi i ujësjellësit të fshatit Zvirinë ka qenë banori që ka gjetur dy trupat e pajetë të vëllezërve Andi Olldashi 33-vjeç dhe Martin Olldashi 31 vjeç.

Tejet i tronditur nga kjo ngjarja ai shprehet se ka zbuluar trupat e pajetë të viktimave, që si fillim mendonte se ishte vetëm një person, por pas ekspertizës së policisë u zbuluan se ishin dy trupa të pajetë.

“Unë i kam gjetur të dy viktimat. Sot duke shkuar nga kjo rrugë që shkoj përditë konstatova në një kanal një trup të mbuluar, me njërën dorë përjashta. Kur pashë që ishte trup njeriu njoftova policinë dhe erdhën menjëherë. Kur filluan ekspertiza të bëj punën e saj panë që ishin dy trupa. Si fillim konstatova vetëm një trup sepse vetëm një dorë dukej, por ishin dy. Dy meshkuj.  Nuk ishin vendas”.

I pyetur nëse kishin armë në trup ai përgjigjet: “Po, mesa thanë ata (policia) kishin plagë në trup, me armë zjarri”.

“më shkuan sytë direkt sepse ishte kanali i mbuluar me dhe, pashë dhe thashë si ka mundësi që është mbushur ky kanal dhe kur pashë dorën e nxjerrë jashtë. Ishte vetëm parakrahu dhe dora e nxjerrë jashtë dhe lajmërova direkt policinë”, shprehet më tej banori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA