Vllaznia nuk njeh kundërshtar. Këtë herë shkodranët i kanë shkaktuar humbjen e parë surprizës së këtij fillim sezonit Kastriotit.
Në stadiumin e Kamzës, skuadra e Bërdariç shënon 3 herë në portën e krutanëve duke filluar nga minuta e parë me Dungën. Në minutën e 18 Vllaznia shënon edhe golin e sigurisë me Dilaverin dhe pa u mbyllur ende fraksioni i parë Imeri vulos shifrat e ndeshjes në 3-0 duke u shkëputur në krye e vetme dhe me një diferencë prej 3 pikë nga Kukësi, pasi Partizani u ndal sërish në këtë javë në barazim 0-0 me Teutën duke marrë nga një pikë që pak i vlen si të kuqve ashtu edhe djemve të detit.
Kukësi ka marr vrrull me sa duket dhe nuk e ndal as Bylisi me terrenin mjaft të vështirë të stadiumit të Ballshit “Adush Muça”. Eze që në minutën e dytë të takimit i jep drejtimin e duhur sfidës. Ballshiotët nuk po arrijnë dot të gjejnë ritmin e duhur në këtë sezon dhe këtë gjë po e konfirmojnë javë pas jave. Ibrahimi më pas dyfishon shifrat në mbyllje të pjesës së parë dhe siguron fitoren për skuadrën e Gegës. Në pjesëne dytë, i vemti moment për t’u shënuar ka qenë penalltia e shkaktuar në minutat e fundit që shndërrohet në gol nga Limaj duke vulosur shifrat në 3-0 dhe një vend i dytë i merituar.
Tirana më në fund gjen fitoren nën drejtimin e trajnerit të ri të saj Nevil Dede dhe këtë gjë e bën në një fushë të vështirë si ajo e Laçit. Përpara golit të kampionëve, që ishte dhe i vetmi i të gjihë 90 minutave, Laçi me Nuabuezen, golashënuesin e vitit të shkuar, humbet shansin më të mirë për të kaluar në avantazh. Goditja e tij nga pika e bardhë e 11-metrave ndalohet nga portieri Bekaj. Vetëm pak minuta më pas kapiteni bardheblu Idi Batha me një goditje perfekte çon topin aty ku nuk arrin dot Sherri dhe shënon golin e fitores për skuadrën e tij që merr 3 pikë mjaft të rëndësishme edhe për moralin.
Ndërkohë Apollonia merr fitoren e parë dhe këtë gjë e bën ndaj rivales direkte për vendet e fundit, Skënderbeut që e mund me shifrat 1-0 falë golit të Gjatës në fundin e takimit.
Top Channel