Redon Meksi, djali i ish-kryeministrit Aleksandër Meksi ka dalë dje në protestë me vajzën e tij 5-vjeçare, pas vrasjes së Klodian Rashës nga policia.
Redoni ishte i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ku ka treguar se pas krimit të ndodhur, nuk ndihej rehat me veten dhe për këtë arsye ka dalë në protestë. Ai ka thënë se ftoi edhe miqtë por në fillim askush nuk iu përgjigj dhe në këtë mënyrë kishte dalë vetëm me vajzën dhe bashkëshorten.
Meksi: Ishte edhe bashkëshortja që po filmonte. nuk isha vetëm me vajzën. Që kur u zgjova dhe pash lajmin pata një indinjatë dhe nuk duroja as veten time. Nuk po shihja askënd që po organizonte protestë. Fola me miqtë e mi por nuk ishin dakord. Atëherë dola vetëm nuk më bën përshtypje. Të tre dalim shpesh herë në protesta. Mu afruan policët se nuk lejohet protesta. Kush akt më ndalon mua të dal këtu. Unë nuk u largova. Vazhdova atë që kisha vendos të bëja. është e njëjta fjalë. Pse vetëm ne do dalim? Pse vetëm ne do protestojmë.
“Vajzën e kam marrë që me karrocë. Dje kishte ditëlindjen bënte 5 -vjeç. Pse t’mos e marr. Duhet të mësojë se të drejtat nuk ti fal njeri duhet të fitohen. Po na i shkelin ditë për ditë. Me një shtet që nuk funksionon.”
Top Channel