Modelja ruse e revistës Vogue vret bashkëshortin me thikë kur solli një tjetër vajzë në shtëpi (foto)

02/12/2020 17:05

Një modele ruse e revistës Vogue është akuzuar për vrasjen e bashkëshortit të saj me thikën e kuzhinës, gjatë një episodi tërbimi nga xhelozia.

26 vjeçarja Lilia Sudakova përballet me 15 vjet burg për vrasjen e 28 vjeçarit Sergey Popov, pasi ai kishte ‘flirtuar’ me një vajzë që e kishte marrë në shtëpi nga një bar.

Sudakova raportohet se ishte konfrontuar në një gjendje alarmi dhe xhelozie me të shoqin dhe gjatë sherrit që pasoi ajo i kishte shkaktuar një plagë thike në zemër.

Nëna e saj Irena Sudakova, 48 vjeçare, thotë se modelja – e njohur për flokët e kuqe natyrale – ishte prej kohësh viktimë e abuzimeve fizike të të shoqit, dhe e kishte qëlluar Popov për vetëmbrojtje.

Modelja ishte shfaqur në versionin rus të revistës Vogue si dhe në edicionet në Itali, Kinë e Japoni.

Pas vrasjes Sudakova – emri profesional i të cilës është Lila Sudakova – kishte thirrur menjëherë ambulancën dhe Popov ishte dërguar me urgjencë në spital, ku dhe vdiq.

Ajo pranoi goditjen me thikë ndaj bashkëshortit të katër viteve dhe fillimisht kishte thënë se e bëri pasi ai po flirtonte me vajzën që kishte sjellë në shtëpi nga bari. Sudakova është akuzuar me vrasje nga pakujdesia dhe është dërguar në paraburgim për dy muaj.

Nëna e të dyshuarës tha për të përditshmen Komsomolskaya Pravda se Popov pasi kishte pirë kishte sjellë vajzën e huaj në shtëpi dhe priste që e shoqja të gatuante për ta.

Nëna shtoi se burri e kishte kapur nga flokët dhe e kishte qëlluar me shkelm në këmbë. Më pas ai ishte kthyer përsëri kur ajo po priste perimet për sallatën.
“Ai e kapi nga flokët”, tha e ëma. “Në atë moment ajo e shtyu dhe aksidentalisht i nguli thikën që kishte në dorë.
“Kur dëshmitarët erdhën në kuzhinë për të parë çfarë kishte ndodhur, vajza ime po dridhej. Lilia është një viktimë, ishte vetëmbrojtje, ishte një dashuri e sëmurë”.
Nëna e të akuzuarës shton se Popov e rrihte vazhdimisht Lilia kur pinte.

Ajo shton se dhëndri i saj ishte inteligjent dhe manipulues me mendjen e tij, por gjithashtu një i alkoolizuar dhe arrogant që e rrihte Lilian.

“Vajza ime nuk pi alkool”, shtoi ajo duke thënë se ligji në Rusi anon kundër viktimave të abuzimit shtëpiak.

Edhe mikesha e të akuzuarës, stilistja Karolina Pavlovskaya, thotë se Lilia ishte viktimë e abuzimit shtëpiak
“Ajo është një vajzë e dërrmuar me një pamje të bukur nga jashtë, është e zbrazët brenda”, tha Pavlovskaya.

FOTO GALERI
1/7
26 vjeçarja Lilia Sudakova dergohet ne paraburgim për vrasjen e 28 vjeçarit Sergey Popov

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA