25/11 22:20
Të paktën dy njerëz janë vrarë dhe 15 janë plagosur, kur një makinë ka goditur një grup këmbësorësh sot në jugperëndim të Gjermanisë.
Policia në Trier ka lëshuar paralajmërime për publikun që të evitojnë qendrën e qytetit, pas incidentit qe ndodhi rreth orës 13.00
Autoritetet njoftojnë se shoferi i makinës është ndaluar.
Ende nuk ka detaje për shkakun e saktë të aksidentit.
Autoritetet shkruanin: “Kemi arrestuar një person dhe sekuestruar një automjet. Sipas zbulimeve fillestare dy njerëz kanë vdekur. Lutemi të evitoni qendrën e qytetit”.
Kryebashkiaku Wolfram Leibe tha për rrjetin SWR se përveç dy të vdekurve 15 njerez kishin pesuar plagë serioze.
Lajmi ne perditesim …
Top Channel