Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli në fjalën e saj nga foltorja e Kuvendit, ka thënë se politika në Shqipëri duhet të veprojë e unifikuar për pandeminë, pasi sipas sajë gjërat bëhen më mirë kur veprohet bashkë.
Kodheli ka folur edhe për detyrën e re që ka marrë nga NATO duke thënë se kjo organizatë duhet të punojë fort lidhur me krizën e shkaktuar nga Koronavirusi.
“NATO duhet të punojë fort që kriza të mos kthehet në krizë sigurie. Një arsye më shumë që në kohën që jemi, ngjan me një luftë mbarbotërore, na duhet të jemi të unifikuar për të ardhmen e përbashkët. Është gjëja më shumë se kurrë të debatojmë dhe mbështesim. Kërkoj nga ky parlament një dalje mbi vetën në funksion të jetëve tona. Janë gjëja më e shtrenjtë që Zoti na ka falur. Të fokusuar në cështje të sigurisë dhe të shëndeti. ajo që na bashkon është më shumë nga ajo që na ndan. Të mendojmë me mendje të hapur. Njerëzit sërish i kanë sytë nga ne. Jemi sot më shumë se kurrë në të njëjtën barkë dhe bregu i shpëtimit nuk është fort afër. Nuk është diskutim moralist, por gjërat mund të bëhen më mirë bashkë dhe të bashkuar. Falenderoj këdo për urimet. Në mënyrë të veçantë Ruçin dhe kolegët e deleguar në NATO.”
Asambleja Parlamentare e NATO-s zgjodhi Mimi Kodhelin në postin e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.
Aktualisht, ish-ministrja e Mbrojtjes, është kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë e NATO-s.
Top Channel