Ushtarët izraelitë tentojnë të arrestojnë palestinezin e plagosur nga ambulanca (Video)

25/11/2020 21:50

Në disa pamje të regjistruara nga një proteste e palestinezëve në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor, ushtarë izraelitë shihen që tentojnë forcërisht të marrin një palestinez të plagosur nga ambulanca.

Pamjet e incidentit tregojnë sesi ushtarët tërheqin të plagosurin nga ambulanca e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Bregun Perëndimor, edhe pse i riu ishte i plagosur gjatë protestave kundër politikave izraelite të shembjes së shtëpive palestineze në luginën e lumit Jordan.

Në pamje, një ushtar izraelit shtyn punonjësin e ndihmës duke tentuar të arrijë njeriun e plagosur, por punonjësi arrin të mbyllë derën dhe më pas mjeti largohet nga skena.

Ministria e shëndetësisë e Palestinës dënoi incidentin dhe hyrjen e ushtarëve izraelitë në ambulancë, duke thënë se është incidenti i dytë ku përfshihet personali mjekësor.

Dje, 24 palestinezë u plagosën kur ushtarët izraelitë qëlluan me plumba gome dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve në Luginën e Jordan.

Në luginën e Jordan jetojnë rreth 60,000 palestinezë sipas OKB, por rreth 90 përqind e territorit është vënë nën kontrollin izraelit, siç janë vënë dhe tre të pestat e Bregut Perëndimor.

FOTO GALERI
1/3
Në pamje, një ushtar izraelit shtyn punonjësin e ndihmës duke tentuar të arrijë njeriun e plagosur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA