Ana Kauri u përfshi në një debat me Mevlanin, pas takimit të zhvilluar me Arjonin.
Djali nga Kavaja, e “akuzoi” vajzën si fallco, pasi më parë e ka cilësuar Arjonin si të paedukatë, ndërsa tani, e komplimentoi për pamjen dhe stilin e veshjes.
Ana u shpreh se janë dy gjëra komplet të kundërta dhe ky ndryshim në sjelljen e Arjonit e kanë tërhequr që ta njohë më tepër.
Pjesë nga biseda:
Mevlani: Ajo ka luajtur me djemtë.
Ana: Ju keni një ego të paparë mashkullore. Ju veç për të njohur femra nuk jeni këtu.
Mevlani: Si i bie kjo që ju nuk vleni.
Ana: Mënyra se si ju shpreheni.
Mevlani: Unë besoj se nga pesë femrat këtu ti je femra më fallco. Ti ke ardhur vetëm për të tallur çunat.
Ana:Ku bazohesh ti në këtë që thua?
Mevlani: Ke bërë një deklaratë për djalin duke thënë që është pa edukatë dhe tani thua më pëlqen stili. Ti ke ardhur për karakterin apo për t’u dukur bukur tek kamera.
Ana: Të duken gjëra të njëjta?
Mevlani: Një person që t’i ke thënë që nuk ka karakter sepse ofendoi femrën e më pas e zgjedh në takim se ka stil veshje, unë nuk të marr vesh.
Ana: Këtë e mendove ti. Unë nuk thash që ai nuk ka karakter, kam thënë që ai nuk e respektoi me mënyrën se si u shpreh Anën.
Mevlani: Ti e zgjodhe në takim vetëm për mënyrën se si ai i kërkoi falje Anës.
Ana: Unë kam krijuar një opinion për atë njeri jashtë dhe këtu më shfaqet një person tjetër duhet ta flas me atë. Ai u sqarua dhe tha nuk më pëlqejnë provokimet. Ana më ka provokuar aty dhe ndaj ka reaguar ashtu. Ju vetëm për të njohur femra nuk jeni këtu.
Top Channel