Dy shoferët që u përfshinë në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, janë vënë në prangat e policisë.

Nga ky aksident gjetën vdekjen F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, ndërsa polica njofton se ka arrestuar B. L., i cili duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P edhe ky i fundit i arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital.

Shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA