Albana Osmani, ishte një nga të ftuarat e gazetarit Ervin Kurti, në rubrikën “N’fermë” në “E Diell”.

Moderatores, së bashku me aktoren e humorit Drande Xhaj, iu kërkua që të këpusnin disa hithra për t’ia hedhur shpendëve të fermës.

Ndonëse për Dranden ishte tepër e lehtë kjo sfidë dhe arriti të grumbullonte një sasi të konsiderueshme hithrash, për Albanën rezultoi komplet e kundërta.

Ajo kishte frikë të këpuste hithrat, pasi i druhej një djegie të mundshme. Por, pas ndihmës së Drandes, Albana arriti të mposhte frikën dhe të kalonte me sukses sfidën.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA