Fasonët, 126 mln euro më pak eksporte/ I gjithë sektori u godit rëndë gjatë muajve të pandemisë

21/11/2020 15:45

“Pandemia globale Covid-19 ka fshirë rreth 126.5 milionë euro vetëm nga eksportet e fasonëve për 10-mujorin e këtij viti, që është edhe një ndër sektorët më të prekur nga kriza.”

Përfaqësuesit e sektorit shpjegojnë se kriza më e thellë është ndjerë kryesisht te kompanitë që prodhojnë veshje të modës për tregun e huaj.

Si alternativë për t’i mbijetuar situatës shumë prej tyre kanë ndryshuar linjën e prodhimit, duke e orientuar atë drejt veshjeve mjekësore.

Florian Zekja: Gjendja është e vështirë. Kemi kërkesa nga jashtë dhe aktualisht po prodhojmë veshje mjekësore njëpërdorimshe. Kemi hequr dorë edhe nga maskat pasi vendet po prodhojnë vetë. Por nëse vazhdojmë me këto ritme mund të kemi do të kemi probleme me mbajtjen hapur të ndërmarrjeve.

Por, ndryshimi i kursit të prodhimit është shoqëruar me kosto shtesë për industrinë fason. Në kushte të tilla, përfaqësuesit e sektorit bëjnë apel për mbështetje nga qeveria për të nxitur prodhimin Made in Albania, teksa shtojnë se kanë nisur edhe diskutimet konkrete mes palëve.

Florian Zekja: Po zhvillojmë diskutime me Financat dhe Mbrojtjen e Sipërmarrjes për disa paketa mbështetëse për të bërë të mundur atë që e quajmë ‘Made in Albania’ dalë në treg me totalisht me produktet tona. Po diskutojmë për një garanci të tretë por nuk janë definuar ende kriteret për këtë kredi.

Rikthimi në normalitet për eksportuesin më të madh në vend duket se është shumë larg, kjo edhe për shkak të pasigurive të shtuara mbi vijimësinë dhe kohëzgjatjen e pandemisë, duke bërë që shumë  prej shteteve drejt të cilave eksportojnë po rikthejnë masat kufizuese.

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB