Edy Reja e humbi disi qetësinë në intervistën pas fitores me Bjellorusinë, teksa u pyet për problemet që shfaqën kuqezinjtë në fazën mbrojtëse. Trajneri italian këmbënguli se u duhet dhënë merita futbollstëve për sakrificat e tyre në fushën e blertë ndaj një kundërshtari shumë të fortë fizikisht.

“Shumë prej lojtarëve që janë aktivizuar nuk luajnë as në klubet e tyre. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike. Për sa kohë ishim mirë fizikisht, e kontrolluam ndeshje. E lëshuam për pak takimin. I komplimentoj shumë lojtarët se dhanë maksimumin. Nuk mund të bëjmë kritika. Kemi fituar 3 ndeshjet e fundit. Më pëlqen të luaj mirë kur i kemi mundësitë. Tani na duhej rezultati, e morëm me meritë. Djemtë treguan se e duan Kombëtaren dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund. Memolla ka një muaj që s’luan, Ismajli dy muaj, Gjasula nuk luan. Veseli ka 3 ndeshje që luan vetëm me ne. Bjellorusia është e fortë fizikisht, ishte e vështirë t’i përmbanim. Luajnë fort dhe në lojën në ajër.

Shqipëria fitoi lojtarë të rinj: “Momenti më pozitiv ishin debutuesit: Kallaku, Broja, Selahi, që nuk kanë eksperiencë, por u përgjigjën në mënyrë të shkëlqyer. Fakti që COVID-19 na ka hequr disa lojtarë, kemi marrë lojtarë të rinj dhe janë përgjigjur mirë. Vlerësoj dhe veteranët, Cikalleshin, Memushajn dhe Gjmshitin. Këta veteranë mbajtën dhe ndihmuan të rinjtë. Po të mos ishte për ata veteranë, edhe të tjerët nuk do të bënin kaq mirë.

Gabimet në mbrojtje dhe lodhja: Memushaj shtrëngoi dhëmbët, mezi priste të dilte. Memolla një çerek ore pas pjesës së dytë më tha se donte të dilte. I thashë “shtrëngo dhëmbët”, sepse s’kisha alternativa.

Reagimi për rreshtimin: Na mërzitët me të njëjtën pyetje. Pse nuk pyesni se çfarë bënë sot dhe si ndihen lojtarët me skemën 3-5-2?! Gjithmonë nxirrni këtë histori. Na çatë kokën me këtë punën e modulit 3-5-2. Sapo mundëm bjellorusët, që ishin “monstra” fizikisht. Futbolli luhet me 3, 4 mbrojtës. Shpesh 3 lojtarë markojnë një kundër një, Doka luan në fazën ofensive. Nëse ke lojtarë të tjerë, merr dhe rezutlate më të mira.

Golat në dy ndeshjet e fundit: “Cikalleshi është mjaft i zoti para portës. Shikoni çfarë ka ndodhur në të kaluarën, nuk mund të qahemi për gola. Ka shumë që e shohin ndeshjen, e kam për analistët, por nuk dinë t’i analizojnë takimet”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA