Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesit e arrestuar.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se trupa gjykuese ka vendosur që të cilësoj të paligjshëm arrestimin dhe nuk ka caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre.

Ata u ndaluan disa ditë më parë për shkak se tentuan të bllokojnë rrugën në “Zogun e Zi”.

Ditën e hënë, protestuesit tentuan të protestonin në nyjën e qarkullimit te Zogu i Zi, një nga akset më të ngarkuarat Tiranës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.

Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme, ndërsa disa prej protestuesve u shoqëruan nga efektivët.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur fluksi i automjeteve në kryeqytet është i lartë për shkak të nisjes së vitit të ri shkollor, duke sjellë edhe ngarkesë të shtuar në akset kryesore të Tiranës.

 

Top Channel