Milaim Belllanica, një banor nga Krusha e Madhe, i cili ka filmuar masakrën serbe në fshatin e tij, pretendon se incizimin origjinal të masakrës ia ka dorëzuar Lulzim Bashës, në kohën që ky i fundit ishte përkthyes i UMINIK-ut në Kosovë.
Kjo temë po diskutohet në studion e emisionit “Open”. Avokati Perlat Ndreca, një nga të ftuarit në studio, tha se ai nuk i beson akuzat e ngritura ndaj liderit demokrat. Por shtoi se heshtja e tij e komplikon situatën dhe nëse Basha nuk është i implikuar, sipas Ndrecës, duhet të dalë e të sqarojë opinionin publik.
“Ajo që unë kam parë nga mediat kryesisht janë akuzat që u ripërsëritën nga individë të ndryshëm në Kosovë. Për këto duhet të japë përgjigje Basha. Hezitimi për t’i thënë të qarta, thjesht e komplikon pozicionin e zotit Basha. Unë nuk jam nga ata që besoj që zoti Basha ka qenë një agjent anti-shqiptar, por heshtja dhe ngurrimi për t’iu përgjigjur disa fakteve që atë e përfshijnë si kryesues i opozitës, ka detyrimin për të shpjeguar publikun. Hezitimi i tij thjesht e ndërlikon pozicionin e zotit Basha”, tha Ndreca.
Top Channel