Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani është politikania e fundit e lartë në Kosovë që infektohet me COVID-19. Lajmin e konfirmoi ajo vetë, përmes një postimi në Facebook, ku tregoi se pasi kishte pasur kontakt me disa të afërm që ishin infektuar me koronavirusit, ka bërë testin dhe ka rezultuar pozitiv.

Osmani tha se do të punojë nga shtëpia dy javët e ardhshme, dhe takimet do t`i zhvillojë përmes platformave elektronike. “Pavarësisht kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë dhe i rrezikshëm si çdoherë.

Prandaj, uroj që ta kapërcejmë këtë sfidë së bashku, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar”, ka shkruar ajo. Vetëm gjatë të martës, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se 16 pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 690 raste të reja me koronavirus.

Në Kosovë, që prej 13 marsit 30, 495 persona janë infektuar me koronavirus, dhe 849 pacientë kanë vdekur. Raste aktive vazhdojnë të jenë 11,768.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA