Dje Shqipëria mposhti me rezultatin 3-1 Kazakistanin në stadiumin Air Albania. Kjo është tema kryesore e diskutimit në Procesin Sportiv.
Përveç fitores vëmendje të madhe tërhoqi edhe goli i vetëm i shënuar nga Kazakistani. Në minutën e 25 Berisha pësoi gol nga mesi i fushës.
Për analistin Gëzim Sinemati, goli i pësuar nga Berisha është një gabim i pafalshëm. “Ky është një gabim i pafalshëm i portierit. Ku është e mundur të ndodhë kjo. A i ndodh Berishë kjo teksa luan në Itali? Natyrisht, që jo”- tha Sinemati.
Goli e komentopi edhe ish-sulmuesi i kombëtares, Erjon Bogdani. “ Është një gol spektakolar. Natyrisht gabim i portierit, por edhe goditja ëshë shumë e bukur”- tha Bogdani.
Një gabim të pafalshëm të portierit e konsideroi këtë gol edhe trajneri i Shpresave U-21. Alban Bushi në një lidhje Skype tha se goli është i bukur por gabim i portierit.
Top Channel