Gjyakata e Apelit Administrativ ka shfuqizuar vendimin e KED për Kestrit Katro të cilit iu ndalua gara për në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që thellohen dyshimet për vendim marrjen e KED.
Burime të Top Channel bëjnë me dije se sapo është vendosur shfuqizimi i këtij vendimi të KED, dhe emri i kandidates Katro i rikthehet sërish KED për shqyrtim.
Por ky nuk është rasti i parë që rrëzon KED, ndërkohë që më herët KED u kritikua për menyrën si lejoi në garë noteren Sonila Bejtja.
Ndërkohë kjo e fundit ka shfaqur hapur qëndrime politike dhe emri i saj për në gjykatën kushtetuese vazhdon të jetë i diskutueshëm.
Sonila Bejtja, të vetmin angazhim si jurist ka atë te punës si notere qe prej vitit 2001. Pjesa më e madhe e eksperiencës se saj është ne shitje pronash, makinash, banesash dhe noterizim dokumentash. Noterja është përzgjedhur në listën e kandidatëve të Presidentit Meta për tu emëruar në Gjykatën Kushtetuese. Emërimi është bërë pasi juristja notere është shprehur qartazi publikisht pro veprimit të Presidentit për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit.
Më herët kandidati tjetër Eugen Papandile fitoi në gjykatë kundër KED.
Eugen Papandile kërkoi gjatë gjyqit edhe praninë e ndërkombëtarëve pasi sipas tij KED i kishte llogaritur gabim vitet në karrierën si jurist. Gjykata e çmoi të drejtë pretendimin e tij dhe ja dorëzoi për shqyrtim serish KED.
Ndërkohë që në gjykatën e Apelit administrativ po zhvillohet kërkesa e kandidatit tjetër Shaqir Hasanaj, që ka paditur KED me të njëjtin agument.
Seanca ndaj tij është shtyrë disa herë pasi mungonte gjyqtarja Enkelejda Softa dhe në kushtet e emergjencës për të shqyrtuar sa më shpejtë këtë kërkesë gjykata e zëvendësoi Soften me një gjyqtar tjetër për të vijuar gjykimin.
Tashmë, derisa gjykata të vendosë dhe KED të shqyrtojë pretendimet e kandidatëve, asnjë nga emrat e lejuar nga KED përfshi emrin e noteres Bejtja nuk mund të dorezohën në organet e emërtesës.
Top Channel