Zgjedhjet në SHBA, si reagoi bota ndaj fitores së Biden

08/11/2020 17:47
Joe Biden

Rezultatet më në fund u mësuan dhe bota po reagon ndaj fitores së Joe Biden mbi Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Për katër ditë, njerëzit në të gjithë botën i drejtuan sytë nga Amerika. E kjo pasi nuk është vetëm SHBA ajo që preket nga një president i ri. Një lider i ri në shtëpinë e bardhë transformon politikën e jashtme të vendit dhe qëndrimin e tij ndaj miqve apo armiqve.

Por si reaguan disa nga liderët e botës…Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, nxitoi të uronte Biden duke përmendur një marrëdhënie të gjatë dhe të ngrohtë personale. Sidoqoftë, ai nuk harroi të falenderonte Trump për njohjen e Jerusalemit dhe lartësive Golan, për bllokadën e Iranit dhe marrëveshjet historike të paqes…Politika amerikane në lindjen e mesme, ndryshoi nga rrënjët nën presidencën Trump.

Ai thelloi tensionet me Iranin, ndërsa njohur Jeruzalemin kryeqytet të izraelit. Biden ka sugjeruar se mund ti rikthehet marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe se do të kundërshtojë ndërtimin e kolonive izraelite në bregun perëndimor.

Britaniku Boris Johnson, nuk e ka fshehur kënaqësinë pasi sheh tek Joe Biden, një partner transatlantik të vecantë. Vec të tjerash, Biden ka prejardhje irlandeze dhe këtë e përmend shpesh.

Kryeministri indian, Narendra Modi, uroi Biden për fitoren spektakolare por edhe Kamala Harrisin, një indiano-amerikane. Kryeministri kandez, Justin Trudeau, padyshim që e ka mirëpritur fitoren e Biden pasi me Donald Trump marrëdhënia kishte shumë ulje e ngritje. Lideri liberal kanadez me Biden ndan këndvështrime të njëjta mbi klimën dhe çështjet ndërkombëtare. Donald Trump ndërkohë, pavarësisht rrënjëve gjermane, është shumë jo popullor në gjermani.

Ai dhe kancelarja Merkel janë përplasur shpesh mbi çështje të ndryshme. Problemi i shpenzimeve ushtarake do të mbetet, por ShBA nën Biden do të kërkojë lidhje të ngushta me Gjermaninë dhe kjo e gëzon kancelaren Merkel. Në anën tjetër, presidenti Francez, Emmanuel Macron, është përpjekur të ketë një marrëdhënie të mirë me Trump, por ka më shumë ngjashmëri politike me Biden, që si ai, mbështet bashkëpunimin ndërkombëtar për ndryshimet e klimës dhe diplomacinë.

E mirëpritur ishte fitorja e Biden edhe për NATO-n. Sekretari i përgjithshëm i të cilës, Jens Stoltenberg,  sheh tek Biden një mbështetës të aleancës ndërkohë që Trump aleancën e kishte nënvlerësuar, më shumë se një herë. Biden, është një lajm i mirë edhe për Iranin.

Administrata e Barak Obamës, negocioi marrëveshjen historike me Iranin në 2015, ndërsa Biden ishte zëvendës i tij. Trump doli nga marrëveshja, por Biden ka thënë se mund ti rikthehet asaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA