24/11 16:40
Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social facebook.
Deputeti socialist shkruan se ai ka simptoma të lehta dhe se është karantinuar.
Ndërkohë ai apelon për larjen e duarve, mbajtjen e maskës dhe distancës fizike.
Statusi i Gjikburit
Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.
Ju uroj të gjithëve shëndet! 🙏
Top Channel