Milani tenton goditjen e madhe me parametër zero. Mediat në Spanjë raportojnë lajmin e bujshëm për interesimin e kuqezinjëve për Sergio Ramos i cili është në skadencë kontrate me Realin e Madridit në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë.

Maldini ka nisur bisedimet e para me yllin e Los Blancos për ta bindur kapitenin e Realit të zgjedhë Milanin si destinacionin e ardhshëm në karrierën e tij.

Pas Ibrahimovic kuqezinjtë synojnë një tjetër lojtar me shumë eksperiencë këtë herë në repartin e prapavijës për t’i dhënë një tjetër shtysë edhe lojtarëve të rinj që janë në ekip.

Problem për Milanin mbetet paga e lartë që Ramos përfiton te Reali i Madridit, plot 17 milionë euro në sezon, por me një kontratë afatgjatë edhe ky ngërç delikat mund të zgjidhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA