Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadorë të tjerë kanë postuar në rrjetet sociale një video sensibilizuese në lidhje me përdorimin e maskës.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë një mesazh sensibilizues në gjuhën shqipe, për të mbajtur maskën. Ajo shprehet se është mirënjohëse për sakrificën e mjekëve dhe infermierëve, ndërsa thotë se në këtë betejë të gjithë janë bashkë.

“Sepse jam mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani. Sepse kujdesem për familjen dhe kolegët, sepse në këtë jemi të gjithë bashkë. Maska ime për ty”.

I njëjti mesazh sensibilizues vjen edhe nga ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili me anë të një video në tëitter shprehet se të gjithë luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e Covid-19. Me të njëjtin mesazh “Maska ime për ty!”, ai shton se jemi në këtë luftë së bashku.

“Duke qenë se jemi mirënjohës për sakrificën e bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët, duke qenë se kujdesemi për familjet dhe kolegët tanë, duke qenë se jemi në këtë luftë së bashku: Maska ime për ty!”, shprehet ambasadori Soreca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA