Mbledhja në Këshillin e Imuniteteve për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, Balla: Në rastin e rrugës Durrës-Kukës Këshilli i Mandateve ka marrë 75 ditë kohë 19/12 22:13
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur mbështetjen për Hashim Thaçin në betejën e tij ligjore në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj thekson se Hashim Thaçi, ashtu si UÇK-ja, luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës dhe se historia as mund të ndryshohet, por as mund të harrohet.
“Lufta për çlirimin e Kosovës ishte akti i drejtë i një populli që kërkonte liri nga masakrat dhe gjenocidi gjakatar i Millosheviçit. Hashim Thaçi, ashtu si UÇK-ja, luftoi për lirinë dhe përparimin e Kosovës! Historia as mund të ndryshohet, por as mund të harrohet”, shkruan Veliaj.
Top Channel