Kush vallë e beson se Tilda Swinton mbush sot 60 vjeçe? Gjithmonë e veçantë, si në stil, ashtu dhe në veshje.
Gjithmonë me një look natyral. Flokët i ndryshon vetëm në varësi të skenarëve të filmave. Gjithmonë pjesë e skuadrës #nomakeup, Tilda Sëinton ka gjashtë vite që është imazhi i firmës kozmetike Nars Cosmetisc.
“Tilda ka një stil shumë kurajoz dhe mbi të gjitha admiroj punën e saj. Unë e zgjodha atë dhe për vetë rolet qe ka luajtur,” thotë François Nars, themeluesi i firmës në kohën e përzgjedhjes së aktores në 2014. Aktroja në fakt nuk ka hezituar kurrë të transformohet për hir të skenarëve, duke kaluar nga flokët e qethura në Doktor Strange, në flokët e gjatë me një look animalesk tek filmi tjetër “Kronikat e Narnias”.
Jashtë skenës Tilda është mbretëresha e padiskutuar e prerjeve të shkurtra, që tani janë shumë të pëlqyeshme për gratë mbi 50 vjeç. Baluke ekstra e gjatë e ngritur në qiell, që të gjithë do ta donin. Preferon ngjyra të çmendura, eksperimentale si ato me te cilat u shfaq gjatë Festivalit të fundit të Venecias. Me pak fjalë një bukuri e pa moshë dhe ekzotike.
Top Channel