Luhen sot ndeshjet e treta të Grupeve E, F,G dhe H të Ligës së Kampioneve.

Barcelona do të presë në Camp Nou, Dynamon e Kievit, një skuadër që po përballet me pandeminë Coronavirus dhe ndaj katalanasve do të ketë vetëm 13 futbollistë nga skuadra e parë. Por te Barcelona e kanë të gjithë në mendje atë cfarë ndodhi në sfidën mes Realit dhe Shakhtarit që kishte disa lojtarë me Covid dhe këtë e përmendi edhe vetë Koeman përpara sfidës. Lajmi më i mirë për Barcelonën është ai që ka të bëjë me Ter Stegen që më në fund është gati të kthehet në fushën e lojës dhe mund të jetë në formacionin e parë në këtë sfidë të cilën Barcelona do të kërkojë ta fitojë për të forcuar vendin e parë në grup.

Juventus do të udhëtojë në Hungari për ndeshjen me Ferencvaros ku luan Myrto Uzuni. futbollisti i përfaqësueses shqiptare e kaloi Coronavirusin, por nuk dihet nëse do të luajë në këtë sfidë ndaj bardhezinjve dhe idhullit të tij Cristiano Ronaldo. Portugezi, që nuk ishte ndaj Barcelonës pikërisht për shkak të Covid, këtë radhë do të jetë në fushën e lojës për të ndihmuar Juventusin që të rigjejë fitoren në Ligën e Kampioneve.

Paris Saint Germaini do të luajë ndaj Leipzigut dhe telashet për trajnerin Tomas Tuchel për këtë sfidë shumë të rëndësishme janë të mëdha. Tekniku gjerman nuk do të ketë në dispozicion disa prej emrave më të rëndësishëm të tij mes të cilëve yjet Neymar dhe Kylian Mbappe për arsye dëmtimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA