Maqedonia e Veriut ka regjistruar të hënën 21 persona të vdekur me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Viktimat janë, gjashtë në Shkup, pesë në Tetovë, nga dy në Veles dhe Bogdanci, si dhe nga një në Manastir, Prilep, Radovish, Ohër dhe Shtip.

Marrë paraysh shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur betejën me COVID-19 ka arritur në 1,025, që paraqet bilancin më të rëndë që nga paraqitja e pandemisë në muajin shkurt.

Por, shifrat e larta të të vdekurve kanë shkaktuar reagime në opinion, në veçanti të ish-Ministrit të Shëndetësisë, Dragan Danaillovski, por dhe të disa epidemiologëve të tjerë, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e protokollit të evidentimit të të vdekurve nga COVID-19.

Danaillovski ka deklaruar për mediat se Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajon dhe më gjerë që të gjithë personat që kanë ndërruar jetë e që kanë rezultuar të infektuar me koronavirusi, i evidenton si të vdekur nga COVID-19, pavarësisht se në shumë raste shkaktarë të vdekjes kanë qenë arsyeje tjera shëndetësore.

Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se protokolli i tillë është bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa kanë pranuar se shkaktarë për vdekjen e rreth 40 për qind të rasteve kanë qenë sëmundje tjera.

Ndërkohë, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën janë regjistruar 565 persona të infektuar dhe 154 të shëruar.

Nga 32,997 persona të diagnostikuar me COVID-19, 21,244 janë shëruar kurse 10,728 raste janë ende aktive.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ndërkohë ka dalë me propozim të ri për kufizimin e punës së bizneseve të gastronomisë me qëllim të parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Propozimi parasheh që kafenetë, baret dhe të gjitha objektet e tjera hotelierike të punojnë deri në orën 21:00 për dallim nga 23:00 sa është aktualisht. Propozimi pritet të miratohet në mbledhjen e qeverisë të caktuar për ditën e martë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se në rast të përkeqësimit të gjendjes mund të miratohen masa edhe më të ashpra, duke prekur sidomos punën e objekteve hotelierike, por edhe kufizimin e manifestimeve kulturore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA