Një nënë është vrarë me thikë në shtëpinë e saj pas shpërndarjes së një mesazhi final drithërues në Facebook ku thuhej: “Je i gjallë, je i vdekur, gjërat vazhdojnë përpara.”
Trupi i pajetë i Franciane Costa Simioni Dourado de Oliveira, 36 vjeçe, u gjet në shtëpinë e saj në Uberaba, Brazil, ndërsa djali i saj shtatë vjeçar është i zhdukur.
Një burrë që besohet se është partneri i këngëtares dhe gjithashtu i dyshuari kryesor i vrasjes, njoftoi policinë duke thënë se Franciane kishte humbur ndjenjat kur ai e shtyu dhe ajo ra në dysheme.
Por kur policia gjeti trupin e viktimës zbuloi katër plagë thike në gjoks.
I dyshuari nuk ishte në shtëpi kur erdhën autoritetet, por oficerët gjetën një thikë, një celular dhe një kartë identiteti që i përkisnin atij.
Djali shtatë vjeçar i Franciane nuk ishte në shtëpi dhe një kërkim masiv ka nisur për të dhe partnerin e saj.
Një mesazh final i gruas së ndjerë në Facebook thoshte: “Je i gjallë, je i vdekur. Dhe gjërat ecin përpara”.
Franciane ishte kënëgëtare amatore dhe gjithashtu agjente pronash të patundshme, ajo kishte më shumë se 650 ndjekës në Instagram, dhe postonte rregullisht muzikën e saj në YouTube.
Në një tjetër citim të këngëtares nga Charles Bukowski në Facebook thuhej: “Nganjëherë nuk ka paralajmërim. Gjërat ndodhin në sekonda. Çdo gjë ndryshon.”
Top Channel