Kam kënaqësinë që në emër të FSHM t’i dorëzoj kampionit tonë zotit Leonardo Frrokaj medaljen e mirënjohjes nga Federata Europiane e mundjes.
Leonardo është një nga talentet me të zotë me të cilët vendi ynë përfaqësohej në kompeticione të ndryshme deri sa një ditë pësoi një aksident që i ndryshoi jetën.
U dëmtua në Slloveni ku garonte në kampionatin ballkanik ku përfaqësonte Shqipërinë. Pati dëmtimin e tij të rëndë por tashmë Leo është në fazën e rikuperimit që sigurisht ka punë të jashtëzakonshme për të bërë përpara.
Vete Leonardo veç optimizmit që e karakterizon u shfaq i lumtur me marrjen e kësaj medalje në këtë moment të vështirë të tijin.
Leonard Frrokaj: Pas një dëmtimi shumë të rëndë që kalova dhe ditëve që kalova në spital mora këtë medalje mirënjohje dhe falenderoj presidentin e federatës zotin Biba.
Pyetjes nëse do i rikthehet sërish sportit Leo ironikisht ju përgjigj: Mua më kanë thënë që nuk do lëvizësh gjatë gjithë jetës dhe nuk do ecësh por unë jam në këmbë… me shpresën e zotit.
Top Channel