Ishujt Marshall, një nga vendet e fundit në botë të paprekur nga coronavirusi, regjistroi dy rastet e para pozitive.

Qeveria e arkipelagut të Paqësorit njoftoi se dy punëtorë nga SHBA-ja janë infektuar me virus pasi ata mbërritën nga Hawaii, raporton BBC.

Çifti arriti në një fluturim ushtarak dhe që nga momenti kur mësuan se ishin pozitiv, ata u vendosën në karantinë dhe të dy janë raste asimptomatike.

Kujtojmë se Ishujt Marshall mbyllën kufijtë përsëri në muajin mars për të parandaluar depërtimin e virusit.

Autoritetet shtojnë se masat e sigurisë kanë siguruar që ata të mos kenë asnjë kontakt me komunitetin në ishujt.

Top Channel