Personazhi satirik britanik Borat, prezantohet në sloganin zyrtar turistik të Kazakistanit

28/10/2020 18:11

Megjithse personazhi i satirës ekstreme Borat, nga aktori britanik Sacha Baron Cohen, përdorte fillimisht Kazakistanin për të justifikuar injorancën dhe arrogancën e tij, tashmë slogani i tij i njohur “Kazakstan, very nice!” është pjesë e fushatës zyrtare të promovimit të turizmit në vend.

Pseudo-gazetari kazak i luajtur nga Sacha Baron Cohen, e portretizon prej vitesh vendin si të prapambetur, homofobik e racist.

Por megjithatë në reklamat shtetërore të eksporimit të maleve në Kazakistan, të kuzhinës vendase dhe qyteteve me ndërtesa të reja, gjejmë tashmë zërin dhe figurën e Borat.

Zyrtari i lartë i turizmit Kairat Sadvakassov, thotë se fraza e aktorit ofron mënyrën më të mirë për të përshkruar Kazakistanin. Ai tha për mediat: “Natyra e Kazakistanit është shumë e mirë, ushqimi është shumë i mirë dhe njerëzit e vendit, megjithë shakatë e Borat, janë nga më të mirët në botë”.

“Ne dëshirojmë që të gjithë të vijnë ta shikojnë me sytë e tyre çfarë është Kazakistani duke e vizituar atë, për të parë që atdheu i Borat është më i bukur nga sa mund të kenë dëgjuar.”

Prej kohës përdorimit të parë të vendit si objekt i talljeve të Cohen ne 2006, qeveria e Kazakistanit është ankuar disa herë në arenën ndërkombëtare dhe është detyruar të mohojë publikisht disa prej pretendimeve në skeçet humoristike, siç ishte ai sipas të cilit vendasit pijnë urinë kuajsh te fermentuar, janë intolerantë apo supersticiozë.

FOTO GALERI
1/3
Borat përdorte fillimisht Kazakistanin si origjine, për të justifikuar injorancën dhe arrogancën e tij

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA