Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar sot kthimin në Kuvend të Kodit Zgjedhor, ndërsa ka përshëndetur qëndrimin për këtë çështje të Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli.
Kryemadhi është e bindur që opozita do të dalë fituese nga zgjedhjet e 25 prillit ndryshon apo nuk ndryshon kodi i ri zgjedhor i miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca. Ajo tha se opozita i qëndron marrëveshjes së ‘5 Qershorit’, si pika e garancisë dhe me ndërkombëtarët.
Në konferencën për gazetarët, Kryemadhi tha se opozita do të jetë fuqia fituese edhe nëse votat do ti numërojë Taulant Balla.
“Angazhimi i opozitës së bashkuar ka qenë përfshirja në Këshillin Politik. Një angazhim i vështirë për shkak të sjelljes arrogante të sjelljes së maxhorancës. Ajo që dua të theksoj është se ne i qëndrojmë marrëveshjes së ‘5 Qershorit’. I qëndrojmë dakordësisë së kësaj marrëveshje. Është pika që krijon garanci për ndërkombëtarët. S’e për qytetarët shqiptarë nuk krijon, pasi mjafton të shohësh përgjegjësinë e maxhorancës. Pavarësisht se Oliver Varheli, bëri kërkesë ku i kërkon maxhorancës që të presë e mos të bëhet arrogante, kjo tregon panik dhe mungesë besimi që ka Rama dhe grupi i tij për zgjedhjet e 25 prillit. Përshëndes vendimin e komisionerit e mirëpresë kërkesën e tij. Kjo nuk do të thotë se puna e opozitës duhet të ngelet deklarative. Beteja e opozitës është 25 prill, ku shqiptarët do të shkojnë tek kutia e votimit”, u shpreh Kryemadhi.
Top Channel