Rusia po përjeton rritje të ndjeshme të rasteve me Covid 19, njofton portali i kremlinit Sputnik. Sipas tij, në 24 orët e kaluara, 16,521 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Rusi, duke ju referuar Selisë Operative e Rusisë për Luftën Kundër Virusit të Koronës.

Sipas tij, në 24 orët e kaluara, 16,521 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Rusi, duke ju referuar Selisë Operative e Rusisë për Luftën Kundër Virusit të Koronës.

Siç specifikohet, një e katërta e pacientëve të rinj nuk kanë ndonjë simptomë të sëmundjes.

Numri më i lartë i njerëzve të infektuar rishtas u regjistrua në Moskë, 4,453 raste, që është pothuajse një mijë më pak se një ditë më parë, por kishte një rritje të rasteve të reja në Shën Petersburg (713) dhe në rajonin e Moskës (480).

Përveç kësaj, ka një rritje të vogël të numrit të vdekjeve në 24 orët e fundit krahasuar me periudhën e mëparshme, dhe vetëm dje, 296 pacientë vdiqën nga virusi korona.

Në të njëjtën kohë, 11,567 njerëz u shëruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që u shëruan në 1,130,818.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA