Në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune një servis makinash është përfshirë nga flakët në aksin rrugon Elbasan-Matarulgji.

Raportohet se si pasojë e flakëve janë djegur dy makina të përdorura si dhe magazina me pjesë këmbimi mjetesh të çmontuara për servis.

Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërkohë që zjarrfikëset dhe forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 24.10.2020, rret orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metarlugji , në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B., banues në Elbasan.

Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë kembimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi.

Dëme në njerëz nuk ka.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe të Zjarrëfikses dhe po punohet per fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA