Hell’s Kitchen po kthehet në programin më të komentuar dhe të ndjekur që në puntatën e parë të tij.

Nata e katërt  do të jetë si gjithmonë me shumë të papritura. Tensioni i konkurrentëve sa vjen e shtohet, ndërsa krijohen edhe “grupe rivale” mes tyre. Teksa shumica e kanë mendjen te gara, të tjerë u druhen “tmerreve” që krijon vetë ajo kuzhinë me në krye shefin Djall.

Resmiu vijon të jetë personazhi kontravers në këtë sezon të Hell’s Kitchen. Një sërë ngjarjesh e përfshinë atë në episodin e kaluar.

Që pas përplasjeve të shpeshta mes tij dhe Indritit, ajo e sfidës së filetimit të pulës i vuri vulën. Resmiu u largua nga sfida dhe kërkoi mundësinë të kalonte te skuadra e vajzave, një fakt që u pranua përkohësisht nga shef  Renato, duke ia lënë në dorë skuadrës së kuqe, vendimin final.

Skuadra e kuqe dhe blu përgjatë këtyre javëve nuk kanë pasur asnjë lider. Por sot do ndodhë diçka ndryshe. Dy shefa të rinj do t’i bashkohen një sfide bashkë me konkurrentët. Ata do të gatuajnë krahas tyre dhe në fund do të vendoset se cila skuadër është më e mirë.

Fjodora Fjora, e cila është gazetare, prezantuese televizive dhe ka një biznes në fushën e gastronomisë, sot do të bëhet shefja e skuadrës blu.  Olti Curri është personazh televiziv; opinionist  dhe bloger i njohur në Shqipëri. Ai ka një lidhje “dashuri dhe urrejtje” me ushqimin,  e ku sot në Hell’s Kitchen Albania do të jetë shefi i skuadrës së vajzave.

Shefat me shpirtin garues do i nxisin konkurrentët të nxjerrin më të mirën prej tyre. Me humor, batuta dhe ngacmime ndaj njëri-tjetrit, sfida e sotme do të jetë mjaft interesante. Si çdo natë, pikëpyetjeve tuaja do t’u vijë fundi në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA