Suedezët e moshës mbi 70 vjeç dhe grupet e tjera të rrezikuara, tani këshillohen të ndjekin të njëjtat udhëzime të koronavirusit si pjesa tjetër e popullsisë.

Deri vonë, atyre u kërkohej të shmangnin të gjitha kontaktet e afërta me njerëzit me të cilët nuk jetonin. Por shefi i shëndetit publik tha se vetë-izolimi i kishte dëmtuar të moshuarit. Suedia nuk i vendosi asnjëherë rregullat e ashpra të karantimit që u panë gjetkë në Europë. Edhe atje shkalla e infeksionit po rritet, por pjesë të tjera të kontinentit të vjetër janë duke u goditur më rëndë.

Një izolim i dytë është në fuqi në Republikën Çeke, e Belgjika, Holanda, Franca dhe Britania e Madhe janë gjithashtu vatra të nxehta të sëmundjes. Për muaj me radhë suedezët e moshuar dhe grupet e tjera në rrezik ishin këshilluar të shmangin veç të tjerash edhe daljet për të shkuar në dyqane apo farmaci.

Por ndonëse kjo ndihmoi të ulet përhapja e virusit mes grupeve më të cenueshme, ka pasur nga ana tjetër pasoja të shëndetit fizik dhe mendor për ato grupe. Linja relativisht e butë e Suedisë në raport me sëmundjen tërhoqi interesin e të gjithë botës. Vendi që nuk po përjeton ndonjë shpërthim rastesh si pjesë të tjera të kontinentit, krenohet me konsensusin social dhe politikën e bindjes, në vend të diktatit qeveritar.

Top Channel