Shifra rekord të infektuarish me koronavirus në Gjermani, mbi 11 mijë raste të reja në 24 orët e fundit
22/10/2020 17:27
Autoritetet shëndetësore gjermane njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shënuar 11.287 raste të reja me Covid-19.
“Ndërkohë, situata është bërë shumë e rëndë”, tha Drejtori i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler në një konferencë për shtyp. Ky është numri më i madh i të infektuarve rishtazi në një ditë që nga fillimi i pandemisë.
Në të njëjtën kohë, Wiehler vlerësoi se ishte akoma e mundur të parandalohej një përhapje edhe më e madhe e virusit.
Ndryshe, ai vlerësoi mundësinë e infektimit në transportin publik dhe hotelet si “relativisht të ulët”.
Top Channel